EKSKLUZIVE/ Njihet për deklaratat e hapura dhe pa komplekse, Bylykbashi: Partizani fiton 3-1 në derbi, e ndihmon motivimi drejt titullit






Kush më mirë se vetë futbollistët që kanë luajtur në derbin e kryeqytetit, mund të japin parashikime për këtë sfidë? Askush! Nisur nga ky fakt, “Panorama Sport” ka kontaktuar me 6 ish-futbollistë të Partizanit për të marrë një mendim dhe analizë se si mund të jetë rezultati i këtij takimi apo se cili nga lojtarët mund ta bëjë diferencën.

bylykbashi

Mes këtyre gjashtë futbollistëve, ka nga ata që janë diplomatë me përgjigjen ose nga ata që nuk preferojnë të bëjnë parashikime për shkak se nuk u kanë dalë më herët, por ka edhe nga ata që flasin hapur e me bindje.

BYLYKBASHI – Nga një mbrojtës si Beqiri, te një fantazist si Dorian Bylykbashi. Ish-mesfushori i kuq njihet për deklaratat e tij të hapura dhe pa shumë komplekse, gjithmonë duke i dhënë analizën e duhur çdo fjale të tij. Edhe pse e konsideron një sfidë të vështirë, Bylykbashi thotë që do të fitojë Partizani, madje ka dhe një rezultat të saktë.

“Për mendimin tim fiton Partizani, sepse i duhet për të vazhduar rrugën drejt titullit. Diferencën duhet ta bëjë i gjithë grupi. Sigurisht i gjithë sezoni luhet në këto katër ndeshje, kështu që duhet një sforco e fundit për të arritur aty ku duhet. Rezultati? Fiton Partizani 3-1”, tha Bylykbashi

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Derbi ndaj Tiranës, ish-kapiteni i Partizanit: Fitojnë të kuqtë, ja kush e bën diferencën

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *