EKSKLUZIVE/ Nuk është paraqitur në stërvitje, mesfushori pranë largimit nga Kukësi








Ersil Ymeri është gjithnjë e më larg Kukësit. Mesfushori shkodran nuk është paraqitur në stërvitje me verilindorët dhe mësohet se mes tyre ka pasur një ftohje, pasi nuk raportohet për ndonjë dëmtim të 27-vjeçarit.

ymeri

Burime të “Panorama Sport” pohojnë se Ymeri ka kërkuar që të shkëpusë bashkëpunimin me Kukësin, pasi kontrata e tij mbyllet sezonin e ardhshëm, për të vijuar aventurën e tij në një tjetër skuadër.

Por, mesa duket, palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ndaj edhe shkodrani nuk ka dalë në stërvitje.

Mësohet se ndaj tij ka shfaqur interes skuadra e Kastriotit dhe mbetet për t’u parë nëse do t’u bashkohet dot krutanëve apo verilindorët do të vijojnë ta mbajnë në skuadër.

Sezonin e kaluar 27-vjeçari u aktivizua në 15 takime me skuadrën, në të shumtën e rasteve si zëvendësues.

Në fakt, gjatë kësaj merkatoje vere në Kukës janë bërë shumë afrime sa u përket mesfushorëve, ndaj nuk përbën një problem nëse Ymeri mund të largohej, duke mos lënë boshllëk në skuadër.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *