EKSKLUZIVE / “Nuk zgjedh portierin”, Lorik Cana tregon formacionin e Shqipërisë nëse ai do të ishte trajner: Mund të funksiononte me 4-3-1-2 (FOTO)












Lorik Cana mendon se Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të paraqitet shumë mirë nëse luan me një rreshtim 4-3-1-2. Këtë e ka pohuar gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ku ka zbuluar edhe atë që sipas tij do të ishte rreshtimi ideal i kuqezinjve, nëse ai do të bëhej trajneri i Shqipërisë.

lorik cana

Nëse për një moment do të ishit ju trajner i Shqipërisë, cili do të ishte formacioni ideal?
Pyetje provokuese… Kalojmë te tjetra.

Dakord, nëse do të ishit vetëm për një ndeshje trajner dhe vetëm për 24 orë, cili do të ishte formacioni “tip” i Canës?
(qesh)… Dakord, por me një kusht!

Cili është kushti?
Që të mos zgjedh portierin. Strakosha dhe Berisha janë të dy shumë të mirë.

OK, në rregull. Mund ta na thoni pjesën tjetër të lojtarëve?
Nëse janë në formë të mirë, unë mendoj se Shqipëria mund të funksiononte mirë me një modul 4-3-1-2.

formacioni cana (1)

Me cilët lojtarë?
Në të djathtë mund të ishte Hysaj ose Balliu. Në qendër Kumbulla me Gjimshitin dhe majtas Lenjani ose dikush tjetër. Në mesfushë Bare, Gjasula dhe Asllani. Pas dy sulmuesve Bajrami dhe në sulm Broja-Uzuni.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com