EKSKLUZIVE/ Ofertë 17 milionë euro, Nedim Bajrami përgatitet për hapin e madh në karrierë



Nedim Bajrami futet në lupën e ekipeve “big” të Serisë A. Burime të besueshme informacioni kanë bërë me dije ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Fiorentina është e gatshme për të bërë një ofertë të rëndësishme për kartonin e shqiptarit. Mirëpo, nuk pritet të jetë vetëm kjo skuadra e interesuar, pasi bëhet me dije gjithashtu se bardhezinjtë e Juventusit po ndjekin me kujdes situatën e mesfushorit, por edhe planet në merkaton e verës.

BAJRAMI

JUVENTUS – Nedim Bajrami nuk është një emër i panjohur në zyrat e Juvntusit. Ai ka qenë një futbollist i pikasur prej kohësh, por bilancet financiare dhe raportet me Empolin kanë bërë që djaloshi kuqezi të transferohet tek emilianët për të treguar veten dhe fituar eksperiencë në futbollin italian. Gazeta mëson se bardhezinjtë janë duke e vëzhguar me kujdes të ardhmen e 22-vjeçarit, për të tentuar, pse jo, afrimin e tij në skuadër për edicionin e ri. Bajrami ka shkëlqyer sezonin e fundit me Empolin, teksa deri më tani është autor i 7 golave dhe dhjetë asisteve, mes Serisë B dhe Kupës së Italisë.

FIORENTINA – “Panorama Sport” ka mësuar se në rrugë jozyrtare Fiorentina ka shprehur interesin për djaloshin kuqezi duke qenë e gatshme që të ofrojë deri në 17 milionë euro për kartonin e tij. Skuadra vjollcë ka piketuar 22- vjeçarin, i cili shkëlqeu këtë sezon si fantazist me emilianët. Më herët, për të është raportuar interesim edhe nga skuadra e Sampdorias.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *