EKSKLUZIVE/ Ofertë belge për Ismajlgecin, mësohet çmimi i vendosur nga drejtuesit e Tiranës



Cercle Bruzh është një nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin. Lojtari i krahut të majtë është në qendër të vëmendjes së menaxherëve që duan ta transferojnë në një klub tjetër. “Panorama Sport” mëson se skuadra më e madhe në këtë moment që flasim, e cila kërkon shërbimet e lojtarit të Tiranës është ajo belge, Cercle Bruzh.

Ismajlgeci gol

Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar belgët, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Ismajlgeci ka rënë në sytë e menaxherëve dhe me shumë mundësi në verë do të largohet nga ekipi bardheblu. Cercle Bruzh ka pronar presidentin e Monakos dhe shansi është goxha i madh. Veç skuadrës belge janë shumë skuadra që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina e deri në Turqi.

ÇMIMI – Presidenti Refik Halili mendon se lojtari vlen më shumë se 350 mijë euro. Oferta rreth kësaj shume kanë ardhur, por ai gjithmonë ka refuzuar. Me shumë mundësi, lojtari mund të largohet nëse një klub arrin të ofrojë të paktën 500 mijë euro. Vlera e kartonit është 325 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po i shtojnë çdo ditë vlerën lojtarit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *