EKSKLUZIVE/ Orges Shehi pa “mëshirë”: Tirana do 9 pikë për titullin!









PANORAMASPORT.al/Tirana e Orges Shehit nuk do të ketë asnjë mëshirë për ekipet e fundtabelës. Trajneri i Tiranës, që pritet të shpallet kampione e Shqipërisë, në një intervistë për “Panorama Sport” është i bindur se ekipi i tij do të tregojë veten. Shehi nuk ka komentuar gjendjen e Skënderbeut, por ka thënë se secila skuadër ka marrë atë që meritonte në fushë, ndërsa nga ana tjetër, bardheblutë luajnë vetëm për veten e tyre dhe kërkojnë vetëm pikë. Skënderbeu dhe Tirana luajnë përballë tyre në sfidën e katërt, dy herë ka fituar Tirana dhe një sfidë është mbyllur në barazim.

ORGES SHEHI 1

Do të luani me Skënderbeun. Ju jeni në pozitën më të mirë të mundshme, ndërsa ata në pozitën më të keqe…

Në jemi në pozitën e kryesuesve. Do të vazhdojmë me këtë ritëm, në këtë fazë të katërt. Janë edhe 27 pikë në lojë. Në këtë prizëm ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin.
Skuadra juaj ka fatin e fundtabelës. Luani me Skënderbeun, Egnatian dhe Kastriotin rresht…

Ne kemi fatin e vetes sonë në dorë. Të tjerët fatin e tyre. Kampionati na vë përballë të gjitha skuadrat. Asnjëherë nuk kemi marrë nëntë pikë të plota në tri fazat me të tria skuadrat. Po kjo vjen vazhdë. Do të vazhdojmë të fitojmë. Janë të rëndësishme këto tri ndeshje, por nuk ka ndeshje të lehta.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.