EKSKLUZIVE/ Partizani dërgon Jorgjin në FIFA, ja çfarë rrezikon arbitri






Enea Jorgji ishte kryesori i sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Sfida e parafundit e kampionatit u luajt në “Air Albania” dhe Partizani synonte vetëm fitoren që praktikisht të fitonte edhe titullin kampion.

Jorgji

Por, në fund, ishin shkodranët ata që triumfuan me rezultatin 0-1, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Herald Marku në pjesën e dytë. Kjo penallti e akorduar nga Jorgji, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e kuq, që e kanë çuar fillimisht në prokurori. Histori e përsëritur këtë sezon nga drejtuesit e kuq, që më herët kanë çuar në prokurori edhe kryesorin Kridens Meta pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Laçi.

FIFA – Por, Partizani nuk është mjaftuar vetëm me kallëzimin e Jorgjit në prokurori. Duke marrë shkas edhe nga fakti që çështja ndaj Metës është pushuar, të kuqtë kanë bërë një hap më shumë tashmë, duke përgatitur dosjet dhe duke e çuar edhe në UEFA e në FIFA çështjen e Jorgjit. Më konkretisht, çështja e Jorgjit është çuar në “Referees Committee”. Në rast se akuzat e Partizanit marrin të drejtë nga FIFA, atëherë Jorgjit do t’i hiqet stema e FIFA-s dhe nuk do të jetë më arbitër ndërkombëtar.

VERONIK ISTREFAJ

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *