EKSKLUZIVE/ Partizani gjen sulmues në Afrikë, dy emra në “lupë”








Partizani vazhdon të jetë në kërkim të një sulmue si qendre. Pas dështimit të operacionit për afrimin e Shkurtajt, të kuqtë kanë nisur kërkimet për të firmosur me një tjetër lojtar dhe janë përqendruar në tregun e huaj, për shkak të mungesës së alternativave në atë vendës.

Partizani

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se “demat” janë në negociata me dy sulmues me origjinë nga Afrika e Jugut, teksa të dy janë në të njëjtën moshë, 25 vjeç, dhe kanë luajtur kryesisht në ligat skandinave.

Emri i parë dhe më prestigjioz për sa i përket të dhënave është Rajan Mun. Pozicioni i tij i preferuar është maja e ofensivës, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Këmba e preferuar është e majta, teksa aktualisht është pa një skuadër, pas mbylljes së aventurës me suedezët e Varbergs, që luajnë në elitën e futbollit të Suedisë.

rajan mun

Mun luajti 1361 ndeshje me këtë skuadër duke zbritur në fushë në 25 ndeshje, 14 prej të cilave si titullar dhe duke shënuar 7 gola, çka përbën edhe vitin më të mirë të tij në karrierë. Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas portalit “Transfermarkt” është 400 mijë euro.

Lojtari tjetër, që është në negociata me Partizanin quhet Darren Smith. Edhe ky lojtar aktualisht është pa një skuadër dhe aktivizohet në majë të sulmit, por mund të luajë edhe në të majtë të këtij reparti. Deri në fund të vitit të shkuar ai ka luajtur në Finlandë me skuadrën e Honkas, në ligën elitare të këtij vendi.

smith

Ai luajti 1833 minuta në 32 ndeshje dhe arriti të jetë autor i 10 golave, një tregues i kënaqshëm duke marrë parasysh se vetëm 19 prej betejave i ka nisur si titullar. Vlera e tij Smith në merkato është 150 mijë euro sipas “Transfermarkt

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.