EKSKLUZIVE/ Partizani jashtë Europës, Rama: Ekipi s’më pëlqeu, do të flas me Dajën








Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, është shumë i zhgënjyer me atë që dha skuadra në fushë ndaj Bazelit, sidomos në ndeshjen e kthimit. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, pas ndeshjes Rama, edhe pse pranoi diferencat monetare midis dy ekipeve, pohon se sporti nuk varet nga milionat dhe në fund një ekip duhet të hyjë me pretendime.

Sipas tij, të kuqtë nuk luajtën mirë dhe nëse nuk e bën këtë, nuk ke se si të fitosh. Rama u ndal më pas edhe te Partizani post-Europë, ku do të përqendrohen për të ndërtuar skuadrën e kampionatit, duke pranuar se vuajnë nga “sindroma” e klubeve shqiptare, ku i duhet të ndërtojë gjithçka nga fillimi pas çdo sezoni.

Sipas tij, reparti i mbrojtjes për momentin është i konsoliduar, por do të bëjnë ndërhyrje në reparte të tjera për të përballuar sezonin dhe arritur objektivat.

Olsi Rama

Bazeli, shumë i fortë për Partizanin, si ju është dukur në këto dy ndeshje, mund të bënte diçka më shumë?

Jo mundet, por duhej të bënte më shumë. Mendoj që kemi luajtur më mirë në Bazel dhe këtu lanë shumë për të dëshiruar. Bazeli i fortë, sigurisht, janë dhjetëra miliona diferencë, por nuk besoj se sporti varet vetëm nga milionat. Mendoj se neve na munguan disa elementë të tjerë.

Keni biseduar me trajnerin se ku ka nevojë për më shumë ndërhyrje Partizani në merkato?

Nuk diskutohet që kam biseduar me trajnerët dhe e dimë se ku janë nevojat. Tregu është i tillë, nëse i kishim problemet në mbrojtje, në njëfarë mase i kemi plotësuar ato boshllëqe dhe mund të punojmë. Sigurisht që kemi mangësi për një kampionat të gjatë në repartet e tjera.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *