EKSKLUZIVE/ Partizani-Tirana, Shpëtim Duro: Derbi vendimtar, “demat” më të kompletuar!









Panoramasport.al/ Tirana dhe Partizani më datë 2 tetor përballen me njëra-tjetrën në “Air Albania” në orën 19:00. Në lidhje me këtë betejë, por edhe Superioren në tërësi, ka folur trajneri i njohur, Shpëtim Duro. Ai i ka bërë një analizë të hollësishme gjithë asaj çfarë ka ndodhur në këto 5 javë, teksa Shehin e konsideron më ekspert se Kolela në lidhje me përgatitjen e derbit. Duro tregon edhe befasitë dhe zhgënjimet e startit të kampionatit.

DURO

Si ju është dukur kampionati në këto pesë javë? Cili nga ekipet ju ka bërë përshtypje më së shumti dhe cili ju ka zhgënjyer?

I kam ndjekur pothuajse të gjitha ekipet në këto pesë javë. Sigurisht ka skuadra që kanë bërë mirë, por ka edhe skuadra që kanë bërë keq. Gjithsesi, është vetëm fillimi, ka ende kohë për të rikuperuar në vazhdim. Përshtypje pozitive më kanë dhënë skuadrat e ngjitura nga e Para, sidomos Erzeni. Nuk është rastësisht në vendin e dytë, e kam ndjekur me vëmendje dhe dua të komplimentoj punën e stafit teknik dhe drejtuesit, që arritën të formojnë një skuadër, që po zhvillon ndeshje shumë të mira. Disa lojtarë të Erzenit i njoh mirë dhe çdo skuadër që do të përballet me shijakasit, do ta ketë të vështirë. Edhe Bylisi, që sapo është ngjitur ka bërë mirë, Kastrioti gjithashtu. Nga ana tjetër ka zhgënjime nga ekipet që hyjnë me pretendime të mëdha. Zhgënjim është Kukësi, që renditet i fundit. Është një skuadër që në këtë dekadë ka mbajtur tri vendet e para, por u bënë dy-tri sezone që nuk arrin objektivat. Zhgënjim tjetër i madh është edhe skuadra që e kam drejtuar në dy sezonet e fundit, Laçi, që vjen në këtë sezon për herë të parë në historinë e vet me petkun e nënkampionit dhe vjet diskutuan titullin deri në javët e fundit. Gjithashtu, një sezon më parë arrinte turin e tretë, sukses absolut, si dhe në këtë sezon shkoi në turin e dytë, diçka që nuk e bënë klubet e tjera të Superiores. Edhe Teuta është një prej tri skuadrave, që deri më tani po zhgënjejnë.

Vetëm një hap fals në pesë javë për Partizanin, e prisnit apo ishit skeptik për këtë ecuri të tyre?

Nuk kam qenë në asnjë moment skeptik për Partizanin, sepse ata e kanë pasur gjithmonë strukturën dhe skuadrën, por herë pas here gjatë sezonit kanë gabuar për arritjen e objektivave madhorë. Në këtë edicion është një skuadër me organikë të zgjeruar dhe me shumë alternativa. Megjithëse kanë pasur mungesa në start, kanë arritur të qëndrojë në pozicion komod. Kanë munguar lojtarë si Da Silva, Hoti apo Mensah, të cilët do ta rrisin shumë cilësinë e skuadrës në sulm. E kam pritur këtë ecuri të tyre. Tashmë kanë infrastrukturën, mbështetjen e ngrohtë të tifozëve, që ka qenë gjithmonë, pra janë të gjithë parametrat për të qenë një nga pretendentët kryesorë.

Cili nga ekipet mendoni se ka më shumë presion mbi supe në derbi?

Derbi mes këtyre dy ekipeve është një ndeshje e madhe, unë e kam përjetuar shumë herë si futbollist, por edhe si trajner. Presioni është te të dyja skuadrat, sepse rezultat i saj ndikon në ecurinë në vazhdim. Në epokën e presidentit Demi pathyeshmëria e Partizanit në derbi nisi në sezonin 2014-’15, kur unë isha në krye. Nuk morëm asnjë humbje me Tiranën dhe kjo ecuri vijoi për thuajse 6 vjet. Në këto dy vite Tirana ka bilanc pozitiv.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *