EKSKLUZIVE/ “Për çfarë ka ndodhur në të kaluarën s’i mbaj inat askujt”, Majkëll Ngo: Ja kushtet e mia për Tiranën (E PLOTË)








Majkëll Ngo vendos kushte për firmën me Tiranën.

majkell ngo

Lojtari anglez që luajti për tri sezone me bardheblutë, konfirmoi dje për “Panorama Sport” se është gati të nënshkruajë për kryeqytetasit, por si fillim klubi duhet t’i plotësojë një kusht të vetëm.

“Ende nuk kam nënshkruar me Tiranën. Drejtuesit i kanë thënë menaxherit tim që do të kompletojnë bonusin e mbetur që prej kohës kur fituam titullin kampion.

Pasi të jetë plotësuar ky kusht, jam i hapur dhe i gatshëm për të nënshkruar për Tiranën.

Nëse shpërblimi nuk paguhet, nuk do të nënshkruaj për Tiranën, sepse kam punuar shumë kur fituam kampionatin. Asokohe me shokët e tjerë të ekipit ndihmova klubin të fitonte titullin, të kualifikohej në Europë dhe të bënte para”, u shpreh Majkëll Ngo për gazetën.

Anglezi, nga ana tjetër, hapi zemrën dhe pranoi se nuk i mban inat askujt, por kërkon të bëjë gjëra të mëdha me bardheblutë. “Gjithsesi, për të kaluarën nuk i mbaj inat askujt. I respektoj të gjithë te Tirana dhe i dua tifozët, por duhet të më plotësohen kushtet para se të kthehem te Tirana”, mbylli Majkëll Ngo.

Mes Tiranës dhe anglezit gjërat janë pothuajse të mbyllura. Palët kanë mbetur peng të detajeve të fundit dhe një shume 5000 euro. Gjithsesi, palët e kanë mbyllur marrëveshjen.

Atë mund ta prishë vetëm Ngoja, i cili njihet për mënyrën e tij ekstravagante të vendimeve. Megjithatë, te Tirana e presin. Ngo nuk është se u paraqit keq te bardheblutë. Ai u largua, sepse donte rritje rroge dhe pas një sherri në dhomat e zhveshjes.

Në dhjetor pati një diskutim për ta marrë anglezin në ekip, por gjendja e tij fizike e mbylli para kohe marrëveshjen, edhe pse sulmuesi ishte në kryeqytet, gjatë derbit të parë mes Tiranës dhe Partizanit.

Edhe në bisedën e dytë gjithçka mbeti te rroga, pasi Ngo kërkonte mbi 10 mijë euro në muaj. Sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *