EKSKLUZIVE/ “Pres reagim urgjent”, Gjici mesazh të qartë skuadrës: Ju tregoj objektivin kryesor të Kukësit

SHPËRNDAJE

Kukësi ka pasur ecuri negative këto kohë, teksa në pesë takimet e fundit nënkampionët kanë arritur të marrin vetëm tri pikë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa nuk arriti dot të fitojë as ndaj Apolonisë, skuadra me objektiva krejtësisht të kundërt:

Safet Gjici

Njëra për mbijetesën dhe tjetra për pjesën e sipërme të tabelës. Për këtë arsye të gjithë kanë qenë të zhgënjyer e tashmë, nisur nga fakti se pjesëmarrja në kupat e Europës nga kampionati vështirësohet shumë, sytë janë drejtuar nga Kupa e Shqipërisë. Këtë fakt e konfirmon dhe vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, por me mesazhe kuptimplota, thekson se tashmë pret vetëm fitore. Në fjalën e tij, Gjici thotë se ekipi duhet të reagojë urgjentisht në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë:

“Tashmë presim vetëm fitore. Ekipi duhet të reagojë urgjent!”, ka thënë fillimisht për situatën e ekipit kreu i klubi. Më tej ai ka shpallur dhe objektivat e Kukësit, ku ka linçuar Kupën e Shqipërisë si synimin kryesor të Kukësit: “Objektivi kryesor i Kukësit është Kupa e Shqipërisë”, ka thënë më tej, në mënyrë të drejtpërdrejtë presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *