EKSKLUZIVE/ Racizmi në Bosnjë, presidenti Demrozi: Ishte skandal, ju tregoj çfarë ndodhi

ekskluzive racizmi ne bosnje presidenti demrozi ishte skandal ju tregoj cfare ndodhi


































Egnatia doli e mundur në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje 1-0 në transfertë kundër Borac Banja Luka.

demrozi

Një humbje mes tensionit dhe një arbitrimi që lë shumë për të dëshiruar. Në lidhje me atë që ndodhi mbrëmë në stadiumin Gradski, për “Panorama Sport” ekskluzivisht ka reaguar presidenti i Egnatias, Agim Demrozi. Numri një i klubit rrogozhinas shprehet i irrituar me gjithçka prodhoi dueli në transfertë mes Borac dhe Egnatias.

“U befasuam dhe natyrisht u mërzitën kur pamë pankarta dhe banderola ku shkruhej ‘Kosova është zemra e Serbisë’. Egnatia ka lojtarë kosovarë dhe natyrisht kjo nuk ishte e lehtë për ta. U munduan ta heqim vëmendjen nga tribuna, pasi kërkonim të merrnim një rezultat pozitiv në fushën e lojës. Arbitrimi ishte skandal, as për kategoritë inferiore në kontinentin afrikan. Nuk e kuptoja sesi jepeshin kartonët e verdhë nga gjyqtari. Na goditën me sende të forta në stolin ku qëndronte ekipi. Fyerjet kundrejt nesh ishin evidente gjatë gjithë lojës dhe në këto kushte fatkeqësisht futbolli kaloi në plan të dytë. Kërkuam ndërprerjen e lojës, pasi nuk po na mundësoheshin kushtet më minimale. Të ndodhë kjo në kompeticionin më të madh për klube është një turp i madh. Drejtori sportiv, Klejdi Zenelaj, ka kërkuar informacion për gjithçka ka ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Do ta ndjekim këtë çështje edhe në instanca më të larta ligjore, pasi na fyen dinjitetin kombëtarë, në kushtet kur ne nuk kishim as tifozë as nuk provokuam askënd. Megjithatë, falënderoj të gjithë klubin për gjithçka prodhoi dhe kam besim të hekurt se me 17 korrik do të bëjmë përmbysjen e madhe”, ka mbyllur fjalën e tij presidenti Agim Demrozi.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts