EKSKLUZIVE / Ramadani në stolin e Egnatias, reagon trajneri: Ja e vërteta









Zekirija Ramadani pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Egnatias. Drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë pasur një takim me shqiptarin nga Maqedonia dhe praktikisht e kanë mbyllur marrëveshjen edhe pse mungon zyrtarizimi.

ramadani

“Është e vërtetë që kam pasur një takim me drejtuesit e klubit të Egnatias dhe ekziston dëshira e të dyja palëve që të bashkëpunojmë në të ardhmen, por ende nuk kemi firmosur asnjë kontratë. Ndoshta nesër (sot) mund të mbyllet gjithçka dhe atëherë mund të flas gjatë, sepse nuk mundem që pa firmosur dhe pa u zyrtarizuar marrëveshja, unë të flas që sot (dje). Besoj më mirëkuptoni”, ka deklaruar 43- vjeçari nga Shkupi, ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai do të zëvendësojë Gugash Maganin i cili u shkarkua nga drejtuesit e Egnatias pak ditë më parë.

“Panorama Sport” raportoi e para lajmin ditën e shtunë në mbrëmje për marrëveshjen mes Egnatias dhe Ramadanit, teksa ky i fundit kishte qenë edhe në stadium dhe kishte ndjekur nga afër ndeshjen që rrogozhinasit humbën në shtëpi 2-0 përballë Tiranës. 43-vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, është duke u kthyer kështu përsëri në kampionatin shqiptar ku ka qenë edhe lojtar me Dinamon, Besën e Flamurtarin.

asdsaada

Ramadani ka një karrierë mjaft të suksesshme, sidomos në Kosovë, ku si trajner ka fituar tri herë titullin kampion. Ai ka fituar Superligën së fundmi me Prishtinën, nga e cila u largua pak javë më parë. Ramadani iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020. Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthente titullin pas tetë vitesh. Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion: Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *