EKSKLUZIVE/ Refuzon ofertën e rinovimit, titullari drejt “divorcit” me Partizanin






Partizani nis të “çmontohet”. Mund të duket e pabesueshme, por edhe titullar të padiskutueshëm si Jurgen Bardhi janë drejt largimit nga Partizani.

Goli Jurgen bardhi

Është pa kontratë dhe rinovimi ka mbetur pezull. Panorama Sport zbulon se fantazisti 23-vjeçar, ka refuzuar ofertën e parë të klubit.

Situata me Jurgen Bardhin për momentin është një mister. Mesfushori u duk se do të qëndronte në skuadër dhe të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm, por diçka ka ndodhur mes tij dhe klubit.

Mesfushori 23-vjeçar nuk ka qenë në stërvitje ditët e fundit dhe burime të sigurta në klub i treguan gazetës se kërkon një pagë më të mirë nga ajo që ka marrë në sezonin e fundit.

Jurgen Bardhi

Lojtari ka lënë gjithçka të hapur dhe është në pritje të drejtuesve që t’ia plotësojnë kërkesën. Për të kuptuar rëndësinë e Bardhit tek ekipi i Partizanit, mjafton të shikojmë statistikat e tij të edicionit të shkuar, ku luajti 34 ndeshje, shënoi 5 gola dhe asistoi 2 të tjerë.

Ndërkohë, Partizani niset sot drejt Ohrit për të kryer fazën përgatitore dhe mbetet për t’u parë nëse Bardhi do të jetë pjesë e grupit. Ndërsa Belica, do të jetë në grumbullim së bashku me pjesën e mbetur të skuadrës.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *