EKSKLUZIVE/ Revoltohet Tirana, mesfushori i kampionëve të Shqipërisë del në stërvitje me skuadrën e…


















Ardit Toli nis stërvitjen me Vorskla Poltavën.

TOLI (1)

“Panorama Sport” mëson se ka qenë një foto e dalë nga klubi që ka konfirmuar se mesfushori stërvitet në skuadrën ukrainase.

Sapo është njoftuar, Tirana është ankuar te skuadra ukrainase që nuk mund të marrë një lojtar.

Po kështu është konfirmuar edhe nga FSHF-ja që Toli është lojtari i bardhebluve dhe nuk mund të ndryshojë dot skuadër nëse nuk dëshiron ekipi kampion.

Tirana ka kartonin e Ardit Tolit dhe lojtari nëse kërkon të firmosë me një skuadër tjetër, kjo e fundit duhet të paguajë.

Nuk ka alternativë tjetër. Edhe pse dihet zemërgjerësia e presidentit Refik Halili, që gjithmonë është tolerant në këto raste, për çështjen “Toli” nuk ka kthim pas.

Vetëm një marrëveshje mes klubit ukrainas, Vorskla Poltava, dhe Tiranës mund të bëjë që lojtari të largohet nga bardheblutë.

Në fakt vlera e kartonit të Tolit është e madhe dhe Tirana nuk do të lejojë që të largohet.

Sipas bardhebluve, klubi nuk negocion me lojtarin, por vetëm me klubet që kanë interes dhe këto të fundit duhet të paguajnë 150 mijë euro e sipër.

Vetëm kështu çështja e Tolit mund të mbyllet, në të kundërt Tirana nuk jep lejen e kalimit. Për lojtarin nuk dihen shumë gjëra. Ndonëse ka rënë dakord me skuadrën e Vorsklës, ai nuk ka firmosur.

Historia mes klubit dhe lojtarit është e thjeshtë. Toli pretendon se ka firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa Tirana pretendon se ka një kontratë 2+1 me opsionin që bardheblutë brenda një kohe të caktuar mund të aktivizojnë rinovimin.

Toli thotë “jo” dhe në këto kushte rruga e vetme është gjyqi ose marrëveshja.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.