EKSKLUZIVE/ Rinovimi mbeti “mister”, një tjetër titullar me peshë pritet të largohet nga Vllaznia

ekskluzive rinovimi mbeti mister nje tjeter titullar me peshe pritet te largohet nga vllaznia

































Gjatë ditëve të fundit te Vllaznia ka pa sur lëvizje në çdo drejtim: përforcime, largime, rinovime dhe firma në kontratë me disa talente të akademisë.

malaj

Kuqeblutë po ecin me shpejtësi drejt ndërtimit të skuadrës, me të cilën do të përfaqësohen në Ligën e Konferencës. Klubi duket i angazhuar maksimalisht për të plotësuar kërkesat e trajnerit Tomas Bërdariç, ndërkohë që ka edhe ndonjë çështje të paqartë për të ardhmen e ndonjë lojtari.

MALA – Esat Mala është një nga lojtarët në fund kontrate me kuqeblutë dhe deri tani s’ka asnjë akord mes palëve për rinovimin. Kjo do të thotë se shanset e qëndrimit në Shkodër për këtë lojtar janë minimale. Mala, që luan në mesfushë dhe si sulmues krahu, është një nga ata që mbajtën peshën kryesore në ekip dy sezonet e shkuara, por tashmë duket se ka ardhur momenti i ndarjes. Sipas të gjitha gjasave, klubi dhe lojtari nga Prizreni nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe hezitimi i momentit duket se e largon Malën nga kuqeblutë. Vetë lojtari është shprehur shpesh se do të donte ta vazhdonte karrierën te Vllaznia, sepse është ndier mirë në Shkodër. Aktualisht 25-vjeçari është me pushime dhe për të mësohet se ka interes nga Suhareka në Kosovë. Kjo skuadër pretendon të ndërtojë një ekip të fortë dhe aty pritet të luajë edhe Lorik Boshnjaku, një tjetër lojtar me të cilin Vllaznia nuk rinovoi. Po ashtu, emri i Malës është përmendur edhe te klube të tjera, si Prishtina, Shkëndija e Tetovës dhe Struga. Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por Mala dhe Vllaznia tashmë duken më shumë larg se afër.

GURISHTA – Erdenis Gurishta pritet të rikthehet te Vllaznia pas një viti, me mbrojtësin që sapo ka mbyllur bashkëpunimin me CSKAnë e Sofjes në Bullgari. Rikthimi i ish-kapitenit bëhet gati fakt i kryer, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar si pjesë të vetën. Futbollisti 29-vjeçar, i larguar verën e kaluar nga Shkodra, ka rënë dakord me klubin kuqeblu dhe gazeta mëson se ai do të firmosë një kontratë 2- vjeçare. Gurishta ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë me fanellën e Vllaznisë.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts