EKSKLUZIVE/ Rruga drejt titullit, Seferi skanon Tiranën: Gati për gjëra të mëdha, ja çfarë më tha Xhixha në derbi…









Taulant Seferi është golashënuesi i Ti ranës. Edhe në sfidën e fundit derbi, sulmuesi i bardhebluve ishte nga më të mirët në fushë, ndonëse nuk shënoi dot gol. Në një intervistë për “Panorama Sport”, lideri i bardhebluve foli për derbin, pushimet dhe çfarë pret nga Tirana në rinisjen e sezonit. Futbollisti kërkon nga skuadra që të ndryshojë në sjelljen e saj në fushë dhe të sulmojë sërish sa herë shënon në portën e kundërshtarit.

SEFERI 1

Para disa ditësh fituat në derbin me Partizanin. I ktheheni pas asaj ndeshjeje?

Atë takim do ta kujtoj gjatë. E dominuam kundërshtarin si me lojë dhe me rezultat. Kjo është e rëndësishme për ne. Për penalltinë nuk dua të flas, sepse nuk dua të flas për gjyqtarin.

Një ndeshje para derbit, Redon Xhixha tha që do të bënte të pamundurën që Seferi të dilte golashënues?

Nuk ka rëndësi kush i merr golat apo kush i shënon. E rëndësishme është që fituam një ndeshje të madhe dhe të rëndësishme (Ndërhyn Xhixha: E kam thënë do ta nxjerrim golashënues).

Është e vërtetë që Xhixha, kur dolët nga fusha, ju tha se do të fitojmë për Seferin?

Po, është e vërtetë. Kur dola nga fusha, Redoni më tha: “Mos u mërzit. Do të shënoj gol. Do ta dedikoj ty dhe do të fitojmë ndeshjen”.

Si e shihni këtë Tiranë? Keni fituar, jeni pesë pikë larg vendit të dytë, Kukësit.

Jemi shumë mirë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha në fushën e lojës. Tani

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN MUND TA LEXONI TË PLOTË NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *