EKSKLUZIVE/ Sadiku: Vijoj në Bolivi, ja pse u takova me Demin






Një foto pak ditë më parë mes Armando Sadikut dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, bëri që shumë në Kategorinë Superiore të nisin të ëndërrojnë për rikthim hipotetik të bomberit me fanellën e të kuqve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqezi flet për atë bisedë me numrin një të skuadrës kryeqytetase, për aventurën një Bolivi, synimet dhe objektivat, krahas dështimeve dhe zhgënjimeve të deritanishme. Armando Sadiku flet edhe për Kombëtaren. Rezervohet për dy ndeshjet e fundit, por nuk e fsheh lidhjen që ka me të. I paharrueshëm për sulmuesin edhe goli historik në Francë, pesë vite më parë ndaj Rumanisë.

sadiku-bolivar-750x430-1-730x440

Sadiku, si po ju shkon aventura në Bolivi?

Për momentin, çdo gjë po shkon shumë mirë. Kalova vetëm katër muaj tek ekipi i Bolivarit, një eksperiencë krejt e re për mua. Jemi në vend të parë në kampionat. Për ne, ishte zhgënjim sepse nuk siguruam dot pjesëmarrjen në grupet e Kupës Libertadores. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet fitimi i kampionatit.

A do të vazhdoni që të jeni pjesë e Bolivarit?

Po! Sigurisht që po.

Së fundmi jeni parë në Shqipëri, i fotografuar me presidentin e Partizanit. Ka vend për të shpresuar kthimin në Superiore?

Jam në Shqipëri me pushime për të takuar familjen time. Jemi takuar me presidentin e Partizanit rastësisht në të njëjtin restorant. Jo, nuk ka asgjë më shumë se kaq.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *