EKSKLUZIVE/ Seanca në KAS, mësohet kur pritet të merret vendimi për Nedim Bajramin










FSHF-ja është ballafaquar dje me FIFA-n në KAS për çështjen “Bajrami”. Kërkesa e lojtarit për të luajtur me Shqipërinë, pasi ka qenë pjesë e grup-moshave të Zvicrës deri në ekipin U-21, qeveria botërore e futbollit iu përgjigj dy herë në mënyrë negative. Për këtë, FSHF-ja i shkoi deri në shkallën e fundit të gjykimit sportiv, teksa dje në Lozanë është zhvilluar seanca dëgjimore. Gazeta ka mësuar se në selinë e futbollit në vendin tonë, ky ballafaqim ka lënë shije pozitive.

bajrami2

SEANCA FSHF

ka qenë shumë diskrete në lidhje me këtë çështje. Deri më tani, i vetmi që e ka përmendur këtë çështje ka qenë trajneri, Edi Reja, në konferencat zyrtare. Edhe dje, në mënyrë zyrtare ose informale, në FSHF kanë qenë shumë hermetikë lidhur me rrjedhjen e ngjarjes në seancën dëgjimore mes palëve.

Interesimit të gazetës, funksionarë të ndryshëm në institucionin e futbollit, nuk i janë përgjigjur, për të ruajtur një nga parimet e çështjeve të tilla gjyqësore, atë të ruajtjes së konfidencialitetit, mirëpo, në të njëjtën kohë duke mos vlerësuar as interesimin e të gjithë tifozëve të Kombëtares, për një futbollist me shumë të ardhme dhe një fantazist që mund të ndriçojë lojën e kuqezinjve.

PËRGJIGJJA

Gazeta “Panorama Sport” ka arritur të mësojë nga burime pranë qeverisë së futbollit në vendin tonë, se përgjigjja do të jepet deri më 31 gusht.

Në përfundim të ballafaqimit të djeshëm, trupa e gjyqtarëve në KAS është tërhequr për të marrë një vendim dhe kanë lënë si afat një javë kohë si të nevojshme për të artikuluar edhe përgjigjen nëse do të pranohet apo jo kërkesëpadia e ngritur nga FSHF përballë FIFA-s.

OPTIMIZMI

Optimiste është e ardhmja e mesfushorit në Kombëtaren shqiptare, teksa forma e mirë në fushë me Empolin në Serinë B, u vijua edhe në debutimin në Serinë A me Lacion.

Njësoj, me doza optimizmi është pasuar edhe seanca e djeshme dëgjimore në KAS, në ambientet e qeverisë së futbollit në vend, optimizëm që u lë vend më pas edhe planeve të Edi Rejës, që në grumbullimin e shtatorit, të bëjë plane me një fantazist më shumë.

Futbollisti i Empolit do të mësojë përgjigjen nga KAS përpara se Shqipëria të niset për transfertën ndaj Polonisë, e paracaktuar që të zhvillohet më 2 shtator në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katar 2022”.

SKEMA

Shqipëria do të shndërrohej në një ekip, jo vetëm me mbrojtje të konsoliduar dhe sulm premtues, por edhe mesfushë që krahas muskujve të Bares e Gjasulës, do të kishte edhe fantazi e asistim për pasin e fundit nga Nedim Bajrami.

BAJ

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *