EKSKLUZIVE/ Skadencat e kontratave bëjnë me “dhimbje koke” drejtuesit e Partizanit, ja titullarët që janë me “valixhe në duar”

Nuk është vetëm Jasir Asani në fund të kontratës dhe që ka oferta te Partizani. Një tjetër futbollist që duket i larguar nga të kuqtë, është Eraldo Çinari. Sulmuesi shkodran ka interesim konkret nga Hungaria dhe me shumë gjasa, pikërisht ky do të jetë hapi i radhës për 24- vjeçarin.

Partizani-Teuta

Sa i takon Rron Brojës, pati interesim nga MOL Fehervar, por pas një periudhe disi të trazuar në fillim të muajit shkurt, duket se mesfushori do të qëndrojë te “demat” dhe është në listën e Dajës për të rinovuar. Edhe dyshja e qendrës së mbrojtjes, Belica-Bitri, janë në fund të kontratave të tyre, por me shumë gjasa të dy do të qëndrojë dhe për sezonin e ardhshëm, pasi kanë treguar paraqitje shumë të mira.

Mirëpo, sa u takon Hakajt dhe Idrizajt, vështirë se do të jenë pjesë e Partizanit pas këtij sezoni. Dëshira e Dajës është Gledi Mici për mbrojtës të majtë, ndërsa djathtas, ka aktivizuar që tani Esat Malën, duke ulur në stol Idrizajn.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *