EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato, firmos me një brazilian (VIDEO)






Skënderbeu bën goditjen e parë në merkaton e verës dhe është pikërisht një brazilian për qendrën e mesfushës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se 25-vjeçari Murilo Augusto Lino Rosa ka arritur marrëveshjen me klubin korçar dhe do të jetë gati për trajnerin Migen Memelli kur Skënderbeu do të nisë përgatitjet për sezonin 2021-2022.

Murilo Augusto

Burime në klubin korçar i treguan gazetës se po ndiqet e njëjta linjë për merkaton, ku krahas të rinjve shqiptarë, pikasen edhe elementë që po shkëlqejnë në ligat e dyta të Portugalisë. Një prej tyre ishte Zhan Viktor, që erdhi në janar te Skënderbeu pas disa viteve në vendin luzitan.


Tashmë drejtuesit kanë mbyllur gjithçka me Murilo Rosën, i cili është një numër 8 tipik, që ka shkëlqyer me skuadra si Sanjoanense, Lusitano FCV dhe Benfika Castelo në ligat e ulëta portugeze.

Skenderbeu Murilo

Mesfushori është studiuar mirë nga drejtuesit korçarë përpara se klubi të futej në bisedime me agjentin e brazilianit. Rosa forcon qendrën e mesfushës, aty ku Skënderbeu ka pasur probleme në sezonin e fundit, pasi edhe alternativat nuk kanë qenë të shumta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com