EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i jep fund aventurës me Dinamon, durrsaku pritet të jetë goditja e dytë e Vllaznisë

ekskluzive sulmuesi i jep fund aventures me dinamon durrsaku pritet te jete goditja e dyte e vllaznise































Lorenco Vila pritet të jetë goditja e dytë e Vllaznisë në merkaton e verës, pas mesfushorit kroat Amir Kahrimanoviç, i cili u prezantua pak ditë më parë.

vila

“Panorama Sport” mëson se lojtari durrsak ka mbyllur dje në mbrëmje bashkëpunimin me Dinamon, ku luajti sezonin e fundit. Sulmuesi 25-vjeçar ishte ende nën kontratë me klubin kryeqytetas, që nuk e kishte në planet e sezonit të ardhshëm dhe në këtë situatë ka përfituar Vllaznia, që po përpiqet të forcojë skuadrën para Ligës së Konferencës. Palët kanë pasur kontakte dhe duket se kanë arritur një akord verbal mes tyre, tani pritet që zyrtarizojnë gjithçka me firmën në kontratë.

Vila shënoi 6 gola me fanellën e Dinamos sezonin e fundit, ndërkohë që është shpallur kampion me Teutën pak sezone më parë. Me afrimin e mundshëm të Vilës, shkodranët do të rrisnin ndjeshëm konkurrencën në sulm, ku trajneri Tomas Brdariç ka të gatshëm aktualisht edhe emra si, Bekim Balaj, Ildi Gruda dhe Mehdi Çoba, por në këtë repart luan edhe Esat Mala. Vllaznia, gjithmonë nëse zyrtarizohet si skuadra e re e sulmuesit durrsak, do të ishte e treta në karrierën e tij, pas Teutës dhe Dinamos. Deri tani, klubi kuqeblu ka rinovuar kontratat me mbrojtësit Juriç dhe Stojanoviç, ka afruar mesfushorin Kahrimanoviç dhe ka firmosur me dy talentet Zaganjori dhe Dodaj.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts