EKSKLUZIVE/ “Të vijmë aty dhe të zhdukim!”- Komentatori sportiv rrëfen si u kërcënua pas kritikave ndaj ish-drejtorit të RTSH-së! Flet Kostandin Grillo: Ja e vërteta e denoncimit tim në Polici






Kosta grillo-denoncimi-thoma-gellciKomentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo, njëherësh menaxher lojtarësh prej më shumë se dy dekadash, ka marrë dje një telefonatë kërcënuese.

Kostandin Grillo mësohet se sot ka bërë denoncim në polici, duke paditur direkt ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi.

Vetë Grillo në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka sqaruar gjithçka.

“Më telefonuan të premten dhe më kërcënuan në emër të Thoma Gëllçit dhe një ish-drejtoreshe në RTSH. Personi që më telefonoi, më tha që nëse vazhdoja të shkruaja për këta personazhe në profilin tim në “Facebook”, do vinin të më gjenin, pasi e dinë se ku rri unë. Personi që më telefonoi nuk u prezantua me emër, por më tha që ‘jam vëllai i Yllkës’, një ish-drejtoreshe që unë nuk e njoh fare dhe as kam shkruar asnjëherë për të.

Ia thashë këtë dhe më pas më kërcënoi duke më thënë: ‘mos shkruaj më për Thomain dhe të tjerët se janë grup’. Më tha gjithashtu se ‘jam dibran dhe ne i presim drutë shkurt. Të vimë aty dhe të zhdukim’. Sot unë menjëherë bëra padi në polici për Thoma Gëllçin. Denoncova edhe numrin që me ka marrë dje në telefon”, rrëfen Grillo për “Panoramasport.al”.

Në fund komentatori i njohur bën edhe një apel. “Kam besim te Policia e Shtetit dhe Prokuroria se do e zbardhin çështjen. Por, nëse nuk më marrin në mbrojtje, atëherë të hënën do u drejtohem të gjitha ambasadave europiane në Shqipëri, përfshi edhe atë Amerikane. Mund të kërkoj edhe azil”, përfundoi Grillo./ PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *