EKSKLUZIVE/ “Tirana ka skuadër të mirë, shënoj në Laç!”, Ngo: Kisha arsye familjare, mendja ime është e lirë për…









Majkëll Ngo është kthyer ai i më parshmi. Pas nëntë javësh shterpësi, në dy sfidat e fundit, anglezi ka shënuar dy gola. Ka dhënë disa asiste, ndërsa mund të kishte tundur rrjetën më shumë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon arsyet e ngërçit që ka pasur këto javë, ndërsa deklaron haptazi se është në formë dhe do të vazhdojë serinë e golave. Ngo flet edhe për rrugën e titullit, ndërsa beson shumë se ekipi do të bëjë gjëra të mëdha në fushën e lojës. Ai tregon edhe sekretin që skuadra e Shehit të ketë sukses dhe të fitojë në kampionat.

NGO

Në dy ndeshjet e fundit keni shënuar dy gola. Tani mund të themi që jeni nxehur…

Është gjë e mirë kur shënon. Tani po luaj më në qendër, pikërisht në zonën e shënimit të golave.

Çfarë ndodhi me ju në atë periudhë të gjatë që nuk e gjetët rrugën e rrjetës?

Kam pasur arsyet e mia personale dhe gjithçka është zgjidhur tashmë. Tani mendja ime është e lirë dhe e fokusuar te kontributi im për Tiranën. Kështu që po korr gjëra të mira në këto momente.

Jeni në vendin e parë të renditjes së Superiores. A është Tirana në rrugën e titullit?

Jemi në pozicion të mirë dhe në një rrugë të mirë gjithashtu. E dimë se tani na presin ndeshje të vështira përpara. Duhet t’i marrim me qetësi dhe me radhë ndeshjet.

Ndeshja e radhës me Laçin, si e shikoni këtë përballje që gjithmonë është shumë delikate në fushë?

Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe e mirë. Ne kemi besim në vetvete si ekip. Kemi një skuadër të mirë, ndaj na duhet vetëm që të jemi të përqendruar dhe të përgatitemi mirë për këtë takim me Laçin.

NGO 1

Keni një seri ndeshjesh të forta përpara, duke filluar me Laçin e mbyllur me Kukësin?

Është e vërtetë, por ndeshjet të forta kanë qenë edhe më përpara. Kemi kaluar disa teste fitoresh, kështu që e dimë se si fitohen edhe këto ndeshjet e forta që i kemi në radhë. Na duhet që të punojmë fort në stërvitje që kur ndeshja të vijë ne të jemi të gatshëm dhe të futemi në fushë për të marrë tri pikët.

Besoni që ta vijoni serinë e golave edhe me Laçin ditën e hënë në kampionat?

Sigurisht, është momenti im. Kështu që do ta provoj që të vijoj me golat e shënuar. Besoj shumë që do ta arrij, pasi jam në formë të mirë aktualisht.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *