EKSKLUZIVE/ Tirana kërkon kredi, zbulohen prapaskenat. Gradohet edhe Tefik Osmani

Tirana ndryshon ligjërisht anëtarët e këshillit mbikëqyrës të klubit. Kështu, në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga klubi Tirana dhe aksionerët është miratuar anëtari i ri i këshillit mbikëqyrës dhe administratori i shoqërisë.

Osmani-dhe-Rit-Halili-470x313

Në këtë mbledhje ka munguar aksioneri Bashkia Tiranë, ndërsa aksioneri në maxhorancë ka vendosur që Tefik Osmani të jetë anëtari i ri i këtij këshilli si personi që përfaqëson shumicën e aksioneve në këtë organizëm, së bashku me znj.

Valentina Cakuli. Arbjan Mazniku do të përfaqësojë Bashkinë e Tiranës për pronarin në minorancë. Po kështu, bordi ka miratuar edhe administratorin e shoqërisë, z. Refik Halili, që do të jetë në këtë post për një periudhë trevjeçare.

KĂ‹RKESAT – Mbledhja e zhvilluar disa javĂ« mĂ« pĂ«rpara ka zbuluar edhe disa detaje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r sa i pĂ«rket klubit bardheblu. KĂ«shtu, nĂ« rendin e ditĂ«s, veç emĂ«rimit tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«shillit mbikĂ«qyrĂ«s nga ana e aksionerĂ«ve, ka qenĂ« edhe miratimi i statutit tĂ« ri tĂ« shoqĂ«risĂ«, miratimi i njĂ« kredie tregtare qĂ« kĂ«rkon tĂ« marrĂ« klubi bardheblu.

Aksioneri në maxhorancë ka vendosur që të diskutohet për aksionet ende të paprivatizuara që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Po kështu, këshilli i ri mbikëqyrës duhet të diskutonte edhe për gjendjen e klubit dhe buxhetin e vitit të ri financiar.

Tirana fotolajm logo

Veç miratimit të dy anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, Arbjan Mazniku dhe Tefik Osmani, bordi i aksionerëve nuk ka mundur të marrë ndonjë vendim tjetër, pasi nuk ishte paraqitur aksioneri Bashkia Tiranë. Për këtë çështje do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të aksionerëve.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *