EKSKLUZIVE/ “Tirana më mirë që mbeti jashtë katërshes”, Ledio Pano: Ora e së vërtetës, Partizani për kampion

ekskluzive tirana me mire qe mbeti jashte katershes ledio pano ora e se vertetes partizani per kampion































Kemi hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku Partizani sfidon nesër Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të “Final 4”.

Ledio Pano, ish-kapiten i Partizanit

Ledio Pano, ish-mesfushor i shquar i të kuqve, i bën një analizë të hollësishme të kuqve, të cilët i sheh kampionë në fund të sezonit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri shprehet se kundër korçarëve nuk e sheh të lehtë, por pret që “demat” të japin përgjigjet e duhura dhe të prekin finalen e madhe.

Ledio, a shkuan skuadrat më të mira në “Final 4”?

Surpriza ishte kualifikimi i Skënderbeut, sepse për tri skuadrat e tjerë kishte javë që flitej dhe ishin më të sigurta për “Final 4”. Befasia u bë javën e fundit, ku Skënderbeu mori gjithë vëmendjen. Unë besoj se e meritoi, sepse ka bërë ndeshje të mira. Gjatë gjithë kampionatit ka treguar nivel të kënaqshëm, me lojëra të bukura, dëshirë për të fituar dhe besoj se e ka merituar.

Ju bind për titullin kampion Partizani i këtyre 36 javëve?

Partizani ka pasur luhatjet e veta. Ka pasur mungesa, dëmtime të shumta. Nuk ka qenë Partizani që dëshirojmë të jetë, por unë them se i ka të gjitha mundësitë. Është ora e së vërtetës dhe besoj se do të japë maksimumin në këto dy ndeshje të fundit

Po nga ana tjetër, a ju vjen keq që s’e kemi një derbi në “Final 4”?

Në momentin që ishte Tirana, mu bë qejfi që nuk është. Derbet kanë momentin e tyre dhe duan ekipe të forta. Në momentin aktual Tirana nuk ishte një skuadër për “Final 4” dhe në të gjithë kampionatin ka pasur luhatje të mëdha, derisa mbërriti në këtë pikë. Askush nuk e mendonte se Tirana do t’i mungonte “Final 4”, por ja që ndodhi.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts