EKSKLUZIVE / Tirana në telashe të mëdha, zbulohen tetë titullarët që mund të largohen

ekskluzive tirana ne telashe te medha zbulohen tete titullaret qe mund te largohen































Tirana luan me Laçin ndeshjen e sezonit, por nga ana tjetër është në luftë me kohën për rinovimin e kontratave. Në këtë moment që flasim, te bardheblutë janë tetë titullarë në ajër.

TIRANA

Të gjithë këtyre futbollistëve u mbaron kontrata në 30 qershor 2024 dhe duhet të marrin një zgjidhje nëse do të rinovojnë kontratat apo jo. Dhe janë të gjithë titullarët e skuadrës dhe lojtarët kryesorë të ekipit, që nëse nuk mbahen dëmtojnë rëndë bardheblutë.

PORTA – Në këtë moment që flasim, bardheblutë kanë vetëm një repart të garantuar. Bëhet fjalë për portën. Tirana ka tre portierë të rangut të lartë. Leon Kozin, Mustafë Abdullahun dhe Gentian Selmanin. Ky i fundit nis titullar sezonin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon e humbi për shkak të dëmtimit në këmbë.

MBROJTJA – Tirana në këtë moment i ikin katër titullarë në mbrojtje. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin, Bruno Lulajn, Florjan Përgjonin dhe Gledi Micin. Ata janë më shumë se 50 përqind e këtij reparti. Me Najdovskin ndarja duket se është përfundimtare. Edhe Lulaj do të shohë për një skuadër tjetër. Për Micin ende nuk ka një situatë të qartë. I vetmi që thuajse e ka të sigurt qëndrimin është Florjan Përgjoni, i cili tashmë është veteran në skuadër.

MESFUSHA – Edhe në mesfushë skuadrës mund t’i ikin dy titullarë. Bëhet fjalë për Ardit Deliun dhe Regi Lushkjen. Dyshes që më parë ka luajtur me Laçin u mbaron kontrata dhe tani duhet të vendosin për të ardhmen. Dy lojtarët janë të padiskutueshëm në ekip dhe klubi duhet të vendosë për të ardhmen.

SULMI – Patrik dhe Kristal Abazaj janë dy titullarët që në fund të kampionatit nuk do të kenë kontrata të vlefshme. Dyshja ka qenë vendimtare për ekipin gjatë kësaj kohe, por do të shohim nëse do të marrin një rinovim.

Shkurt, skuadra ka tetë titullarë drejt largimit. Shto këtu edhe gjashtë të tjerë që ikën në janar, nëse drejtuesit vendosin të mos bëjnë rinovimet, atëherë ekipi ka bërë katharsisin e madh. Tirana nga ana e saj është skuadra me buxhetin më të madh të rrogave në kampionatin shqiptar.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts