EKSKLUZIVE/ Tirana sfidon Vllazninë, projektohet rikthimi i Ngo. Ja prapaskenat






MajkĂ«ll Ngo Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« e parezistueshme. NdonĂ«se anglezi dhe Tirana duhen dhe urrehen, dalja nĂ« skenĂ« e sulmuesit duket se ka trazuar ujĂ«rat. “Panorama Sport” mĂ«son se bardheblutĂ« kanĂ« hyrĂ« sĂ«rish nĂ« bisedime me sulmuesin.

majkell ngo

Madje, burime bëjnë me dije se atij i është bërë një ofertë, e cila si zakonisht është nga ato që mund të mos refuzohet, ndërsa anglezi të mos zgjedhë Vllazninë, por të vishet sërish bardheblu. Pikërisht Majkëll Ngo mund të jetë një surprizë e bardhebluve, gjithmonë nëse nisin bisedimet zyrtare dhe palët bien dakord për rrogën. Fakt është se skuadrës i ka munguar anglezi.

Disa nga senatorët e ekipit gjatë këtij sezoni ia kanë shprehur haptazi presidentit Halili që Ngo, edhe pse me dhjetëra të këqija që ka në karakter, vlen për sulmues. Ngo nuk është se u paraqit keq te Tirana. Në listën e klubit, Ngo është një nga lojtarët që mund të afrohet në verë. Ai u largua, sepse donte rritje rroge dhe pas një sherri në dhomat e zhveshjeve. Në dhjetor pati një diskutim për ta marrë anglezin në ekip, por gjendja e tij fizike e mbylli para kohe marrëveshjen, edhe pse sulmuesi ishte në kryeqytet në dhjetor, gjatë derbit të parë mes Tiranës dhe Partizanit.

Edhe nĂ« bisedĂ«n e dytĂ« gjithçka mbeti te rroga, pasi Ngo kĂ«rkonte mbi 10 mijĂ« euro nĂ« muaj.
Sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020. Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutueshëm, por që prej largimit nga Tirana luajti pak kohë në Qipro. Ngo ishte në dhjetor në Shqipëri për të arritur një marrëveshje të dytë me bardheblutë, por që nuk u arrit, sepse palët ishin larg me pretendime financia- re dhe ato jashtë fushe.

OLSI AVDIJAJ/ Panorama Sport 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *