EKSKLUZIVE/ Tiranës i bllokohet merkato, reagon klubi bardheblu: Ja e vërteta








Tiranës për momentin i është bllokuar regjistrimi i dy lojtarëve të rinj në merkato, për shkak të dy lojtarëve afrikanë Ibraim Sulej dhe Isak Giamfi.

giamfi

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi i mëparshëm i dy futbollistëve që erdhën verën e 2020-ës, Great Olympics, ka kërkuar një shumë të caktuar për blerjen e dy sportistëve nga ana e Tiranës dhe meqenëse pagesa nuk është ekzekutuar nga bardheblutë, e kanë çuar çështjen në FIFA për të marrë të drejtën e tyre.

FIFA i ka dhënë të drejtë ish-klubit të lojtarëve afrikanë, ndërsa Tirana për të dy së bashku, duhet të paguajë 20 mijë euro dhe deri në ekzekutimin e pagesës merkatoja është e bllokuar. Për çështjen në fjalë, zyrtarisht në klubin bardheblu konfirmojnë gjithçka.

“Është e vërtetë që kemi merkaton të bllokuar. Siç ndajmë të mirat, ndajmë edhe të këqijat me tifozët dhe nuk ka asgjë për të fshehur. Nuk ka asgjë alarmante.

Bëhet fjalë për dy çështje për sportistët Giamfi e Sulej, jo për rroga, por kartonët e lojtarit. Një çështje që e kanë kaluar në dorë më parë zyrtarët e mëparshëm të klubit.

ibrahim sulej

Ka një vendim që detyron Tiranën, të paguajë një shumë të caktuar, si dhe është bllokuar regjistrimi i lojtarëve të rinj, por klubi Tirana do ta mbyllë shumë shpejt këtë situatë. Janari është larg dhe deri atëherë, të dyja çështjet sportive që kemi do të zgjidhen.

E përsëris, nuk ka asgjë alarmante. Sigurojmë tifozët që nuk ka asgjë shqetësim dhe tifozët e sportdashësit nuk duhet të preokupohen.

Edhe më parë jemi përballur me çështje të tilla, si ajo me Cisenë, dhe janë kaluar. Po bëjmë maksimumin që gjërat të mbyllen sa më shpejt.

Gjithashtu, shpresojmë që Tirana të ecë sa më shumë në kampionat dhe të mbajë fort vendin e parë”, njoftoi zyrtarisht klubi Tirana.

giamfi 1

sulej

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *