EKSKLUZIVE/ Tjetër lojtar konfirmon largimin nga Kastrioti, flet sulmuesi: Pas bisedës me presidentin…






Ermir Rezi është i larguari i radhës nga Kastrioti. Është vetë sulmuesi, që në një intervistë për “Panorama Sport”, konfirmon se e ka mbyllur me shtrëngim duarsh aventurën e tij te krutanët. Ai sqaroi se në ditët në vijim, pas shqyrtimit të ofertave, do të vendosë për të ardhmen. Me largimin e Rezit, te Kastrioti shkon në tre numri i futbollistëve që i japin lamtumirën klubit. Më parë kanë shpallur divorcin edhe Patrik Bardhi e Realf Zhivanaj. Sa u takon afrimeve, ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare, por në ditët në vijim pritet të ketë të tjera zhvillime, pasi disa lojtarëve u ka përfunduar kontrata.

196952623_307785610841446_8347431788782782582_n

Ermir, pas një sezoni të gjatë dhe të vështir, si po i kaloni këto ditët e para të pushimeve?

Siç e thatë edhe ju, ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, por fatmirësisht arritëm ta mbyllnim me sukses. Normalisht këto ditët e para po pushoj për të qenë gati dhe në formën optimale për sezonin e ri, që vjen shpejt.

Si ka qenë sezoni që sapo u mbyll në aspektin personal?

Në aspektin personal mendoj se ka qenë një sezon pozitiv, sepse kampionati ynë është shumë i fortë. Mendoj se kam bërë mirë këtë sezon dhe shpresoj që në këtë që vjen, të bëj akoma edhe më mirë.

Si është kontrata juaj me Kastriotin?

Në fakt, jeni ju të parët që po jua them. Kontrata më ka përfunduar me Kastriotin dhe pas një bisede që pata me presidentin, arritëm që ta mbyllnim këtë bashkëpunim këtu, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit. Tani unë jam lojtar i lirë dhe meqë m’u dha mundësia i falënderoj drejtuesit e Kastriotit dhe stafin teknik për besimin e dhënë. U uroj sa më shumë suksese në sezonin e ardhshëm.

Ku do ta shohim Rezin në sezonin e ri?

Ofertat nuk më kanë munguar edhe gjatë kampionatit, por tani që e mbylla me Kastriotin, do të ulem e do të bisedoj edhe me familjen time. Do të shikoj ku mund të jetë më e mira për mua.

BUJAR BALLIU

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *