EKSKLUZIVE/ Trembet Vllaznia. Klubi turk nuk i ka dhënë lejekalimin “xholit” të Josës, “peng” firma me Malën


















Panoramasport.al/ Esat Mala nuk po prezan tohet ende zyrtarisht nga klubi i Vllaznisë dhe kjo e ka një arsye. Që në stërvitjen e së enjtes, mësohet se “xholi” është bashkuar me grupin dhe është vënë nën urdhrat e Josës. Mirëpo, ai një gjë të tillë e ka bërë ende pa hedhur firmën në kontratë. U fol se zyrtarizimi është vetëm një formalitet, por kjo ende duket se nuk mund të thuhet me plot gojën, paçka se drejtuesit e klubit po punojnë për të bërë të mundur mbylljen e kësaj çështjeje.

mala

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se problemet e tërheqjes së dokumentacionit nga klubi turk, Giresunspor, mbajnë peng edhe kartonin e lojtarit. Ky është ende një shqetësim, si për lojtarin dhe për klubin kuqeblu.

Drejtuesit po punojnë që të mbyllin sa më shpejt një gjë të tillë dhe më pas të bëjnë edhe prezantimin zyrtar të Malës me ngjyrat kuqeblu, teksa shqetësimi për këtë situatë të krijuar nuk është aspak i vogël, madje është mjaft serioz.

Mungesa e dokumentacionit duket se është një shqetësim edhe për teknikun Josa, i cili, me sa duket, planet për takimin e parë të sezonit të ri po i bën pa përfshirë ish-lojtarin e Partizanit.

Mesfushori i cili në vitet e kaluara ka qenë një nga pikat kyçe të Partizanit, ka zgjedhur që t’u bashkohet kuqebluve, të cilët ndërhynë duke gjetur akordin me lojtarin.

Futbollisti mësohet se ka pasur edhe ofertë nga Kukësi për t’iu bashkuar në sezonin eri këtyre ekipeve, por duket se propozimi i Vllaznisë dhe projekti i servirur nga stafi drejtues i klubit e ka bindur që të nisë këtë aventurë në Shkodër.

Tani pritet që gjithçka të zyrtarizohet, pavarësisht se vetë Mala nuk ka pritur, por ka nisur menjëherë përgatitjet me Vllazninë. Ai vijon që të jetë i pranishëm në seancat stërvitore me ekipin shkodranë.

AFRIMET – Mala nuk pritet të jetë firma e fundit për këtë merkato vere. Vllaznia pret të bëjë edhe një goditje të fundit në qendër të sulmit, aty ku aktualisht janë në dispozicion të Josës kroati Aralica dhe braziliani Kaina.

Duke qenë një sezon i gjatë, dëmtimet apo pezullimet nuk do të ndiheshin nëse në dispozicion të Josës do të ishte edhe një qendërsulmues.

Kjo është pikërisht edhe pika më e kritikuar nga ana e specialistëve të shumtë. Pika e referimit në sulm duket se është pozicioni, ku të gjithë në Shkodër shpresojnë të përmirësohet.

Nisur nga kjo, drejtuesit kanë kohë që janë vënë në lëvizje, por deri tani, përveç dëshirës dhe disa kontakteve jo të frytshme, nuk bëhet fjalë për lojtarë konkret, të cilët kanë treguar edhe vlerat e tyre. Nga sa mësohet nuk ka ende nuk emër konkret që do të ishte edhe “qershia mbi tortë” e merkatos shkodrane.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.