EKSKLUZIVE/ U dëmtua ndaj Teutës, mbrojtësi mbyll aventurën para kohe te Kastrioti









Damir Grgiç pësoi një dëmtim në vetull në ndeshjen me Teutën, takim i zhvilluar në Shkodër më 31 tetor 2021. Direkt pas ndeshjes lojtari iu drejtua spitalit rajonal ku përfundoi me 6 të qepura dhe pas kësaj ndërhyrjeje lojtari shkoi drejt vendlindjes, në Kroaci, për një mjekim më të specializuar. Ky dëmtim bëri që ai të mbetej më shumë se një muaj jashtë fushave.

GRGIC 2

Kjo gjë i penalizoi krutanët dhe “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se e kanë parë të arsyeshme që ta zgjidhnin kontratën me mbrojtësin duke shkëputur edhe marrëveshjen me të në mënyrë konsensuale.

Burime te gazetës mësojnë se të dyja palët janë dakordësuar në këtë pjesë dhe tashmë Grgiç ka marrë edhe lejen e kalimit duke u bërë një lojtar i lirë.

Nga 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat, Grgiç e ka nisur si titullar në 6 prej tyre, ndërsa një tjetër si zëvendësues.

Mbyllja e marrëveshjes me kroatin i hap rrugë edhe merkatos, e cila te krutanët po shihet si nevojë emergjente për shkak edhe të kontigjentit që aktualisht është në dispozicion të stafit teknik.

Në këto javë të para të kampionatit krutanët kanë zhvilluar lojëra të mira, por nuk kanë arritur të marrin shumë pikë. E gjitha kjo, për shumë arsye, të fillimit të vonë të përgatitjeve, por edhe kontigjentit që duket se ka diferenca me atë të sezonit të shkuar.

Këtë fundjavë krutanët do të presin Kukësin në Kamzë dhe tashmë, siç edhe dihet, mungesat do të jenë katër, përfshirë edhe Damir Grgiçin, i larguar zyrtarisht. Çela dhe Isufi që janë dëmtuar, ndërsa Kodra është i pezulluar prej kartonëve.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *