EKSKLUZIVE/ U ka shënuar tre gola bardhebluve këtë sezon, Tirana shënjestron sulmuesin e Kastriotit

Devid de Silva me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Tiranës. Sulmuesi i Kastriotit që këtë sezon ka shkëlqyer në fushën e lojës, pëlqehet shumë nga bardheblutë dhe nuk përjashtohet mundësia që Tirana të blejë kartonin e futbollistit nga Kastrioti. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në skuadrën bardheblu bëjnë me dije se ka qenë drejtori teknik i kampionëve që ia ka referuar Refik Halilit lojtarin në fjalë.

De Silva Kastrioti Apolonia

Presidenti nuk është kundër, por ka frikë se mos futbollisti ndryshon sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe skuadra të tjera mund të hyjnë në lojë për të marrë shërbimet e brazilianit. Në fakt, gjatë gjithë sezonit De Silva i ka shënuar Tiranës në çdo takim, madje në sfidën e fundit ka humbur shumë raste. Gjithsesi, deri tani nuk është thënë fjala e fundit. Duhet pritur deri në fund të sezonit për të parë nëse De Silva do të veshë fanellën e Tiranës, do të qëndrojë te Kastrioti ose do të shkojë në një skuadër tjetër.

ZBULIMI – Devid de Silva është zbulimi i dy fazave të para të Superiores. Sulmuesi brazilian i Kastriotit erdhi si “anonim” në Superiore, por falë punës së bërë nga ai, trajneri Ramazan Ndreu dhe ndihma e shokëve të skuadrës, 24- vjeçari e ka treguar veten. De Silva ka shënuar 9 gola, 1 më pak se Ibraimi e Eze të Kukësit, por asnjë me penallti. Braziliani synon të shënojë 15 gola në kampionat. Futbollisti është aktivizuar 23 takime në mbi 2000 minuta, duke pasur një mesatare të mirë goli.

Kriza – Tirana nga ana e saj këtë kampionat është në krizë goli. Muçi është larguar, ashtu si Sasraku, ndërsa golashënues në ekip është Batha.  Seferi ka shënuar vetëm tre gola gjatë gjithë këtyre javëve me një mesatare shumë të ulët para portës. Kujtojmë se Tirana vitin që u shpall kampione ia doli që të shënonte 67 gola, numër ky që është e pamundur të kapet nga skuadra aktuale.

DE

DE 1

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *