EKSKLUZIVE/ “Vendosin përqendrimi dhe detajet”, Shehi: Dy ekipet më të forta në finale, te Partizani nuk ka presion

ekskluzive vendosin perqendrimi dhe detajet shehi dy ekipet me te forta ne finale te partizani nuk ka presion































Partizani luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por Orges Shehi nuk e merr me stres apo presion.

shehi

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes së të dielës kundër Egnatias në “Air Albania”, Shehi nuk ka dyshime se në finale kanë mbërritur dy skuadrat më të forta të këtij sezoni. Trajneri s’preferon ta quajë një finale, por si një ndeshje të fundit të një kampionati, ku dy skuadrat janë me pikë të barabarta. Shehi shton se ende nuk e ka vulosur 11-shen dhe se sot pritet të caktohet gjithçka.

Luani finalen që mund të shpërblejë gjithë punën e sezonit. Sa të vështirë i prisni këtë përballje?

Mendoj se është një ndeshje e rëndësishme, sepse vendos titullin kampion. Nuk do të doja ta trajtoja si një finale, por si një ndeshje mes dy kundërshtarëve me pikë të barabarta në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ashtu siç është në vërtetë, s’do të doja ta ngarkoja shumë ambientin me fjalën finale.

Si e konsideroni Egnatian si kundërshtar, mund të themi se kanë shkuar në finale dy më të fortat e këtij sezoni?

Të dyja skuadrat që kemi mbërritur në finale, mendoj se e ka merituar, sepse në kampionat u renditën të parat dhe në gjysmëfinale ishin skuadrat që kaluan. Kështu që të dyja për atë që kanë dhënë dhe për vetë përbërjen e lojtarëve, e meritojnë të jenë këtu.

Përballen dy skuadra me stil të ngjashëm loje. Do të tentoni ta dominoni ndeshjen, siç bëni zakonisht?

Janë dy skuadra që kanë ardhur me pikë të barabarta në këtë finale. Të dyja kanë kontingjent të mirë dhe është një ndeshje finale, e cila s’besoj se do të ketë dominim nga njëra apo tjetra. Do ta fitojë ajo që do të jetë më e përqendruar dhe që do të gabojë më pak.

Kemi parë atmosferë të mirë në skuadër para kësaj finaleje. Ka ndikuar ecuria e mirë e ndeshjeve te kjo gjendje ekipit?

Ne kemi një mënyrë pune, që derbet dhe ndeshjet e rëndësishme i trajtojmë pa presion. Këtë besoj se keni parë edhe dje (të enjten).

Si është gjendja e skuadrës sa i përket dëmtimeve dhe, a është gati Cara të luajë nga minuta e parë?

Grupi është i plotë. Ne do të vendosim vetëm ditën e fundit. Duke qenë se i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion jemi pak në mëdyshje për zgjedhjet. Janë edhe dy stërvitjet dhe në fund do të vendosim për gjithë 11- shen. I vetmi që s’është gati për lojë është Bytyçi. Ai po stërvitet me skuadrën, por nuk është ende gati për të luajtur në ritmin e një ndeshjeje zyrtare.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts