Sulmuesi që “trullosi” Egnatian ende pa “nisur takimi”, Redon Xhixha, shprehet ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Tirana nuk do të falë askënd dhe do të vijojë të kërkojë fitore në çdo takim.
Pas ndeshjes me rrogozhinasit, sulmuesi foli për ndeshjen. Nga ana tjetër, sulmuesi ka arritur një rekord personal, atë të 13 golave në një sezon në Superiore. Vetë Xhixha pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin.
“Ju e patë që ne luajtën ndershëm në Korçë aty ku trajneri Shehi bëri histori dhe po me këtë impenjim hymë në fushë me Egnatian. Godita siç bëj gjithmonë dhe shënova, pas disa kombinimeve tona të sakta.
Kuptohet se edhe po të mos shënonim në minutën e parë, askush prej nesh nuk dyshonte në fitore. Siç e dëshmuan edhe 90 minutat e lojës. Tirana do të vijojë të kërkojë fitore të tjera dhe natyrisht edhe gola të tjerë.
Nuk ka lidhje fakti se thuajse jemi pranë titullit, pasi ne luajmë në çdo takim me të njëjtën dëshirë dhe ego për ta fituar atë”, u shpreh Redon Xhixha, pas fitores me Egnatian.
FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al