EKSKLUZIVE/ Zemra në dysh, Starova: Fiton Teuta, ja këshilla që u kam dhënë






Në Durrës luhet një ndeshje drit hëruese që mund të vlejë titullin kampion. Partizani me gjasë luan shansin e fundit, ndërsa Teuta kërkon ta hipotekojë trofeun pas 27 vitesh. Si ndihet dikush që Partizanin e ka në gjak, ndërsa sot mban stemën e “djemve të detit”? E kemi fjalën për Sulejman Starovën, drejtorin teknik të Teutës, që sot ndoshta e përjeton më çuditshëm se të gjithë këtë ndeshje delikate. “Jam profesionist, unë sot i shërbej Teutës dhe misioni ynë është që të mbyllim llogaritë”, thotë “Bobi” me vendosmëri në intervistën për “Panorama Sport”.

Starova2

Starova, sa e keni tensionin në këtë moment?

(Qesh)… Të lartë duhet ta kem. Po është normale, ne njerëz jemi dhe këto janë gjëra që nuk kalojnë pa bërë efekt.

Cila fiton nesër (sot)?

Nuk e di, do ta tregojë fusha. Ne të Teutës jemi gati dhe shpresojmë ta fitojmë.

A është kjo finalja e titullit?

Me shumë mundësi po. Megjithatë, ky është një sezon i vështirë dhe i paparashikueshëm, prandaj derisa matematika të thotë fjalën e saj, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Për kë rreh më shumë zemra e Starovës?

Unë punoj në klubin e Teutës dhe jam profesionist. Do të përpiqemi me të gjitha mundësitë që ta fitojmë këtë ndeshje dhe ndoshta kështu mbyllim llogaritë.

Keni qenë edhe pranë titullit me Teutën edhe në sezonin 2011-2012 kur trajner ishte Hasan Lika dhe ju drejtor, por pavarësisht se e mundët Skënderbeun në Korçë, ju iku titulli me Kamzën…

E di e di ku doni të dilni, por nuk janë të njëjtat rrethana. Unë kam besim te kjo skuadër.

Nëse lojtarët dhe stafi i Teutës do t’ju kërkonin një këshillë për këtë ndeshje, çfarë do t’u thoshit?

Që ta luajnë si ndeshjen e radhës, pa menduar për peshën që ka. Nëse e luajnë kështu, jam i bindur që ia dalim. Natyrisht, duhet të përpiqemi me zgjuarsi ta fitojmë ndeshjen, por duke vepruar me siguri dhe vetëbesim, për të mos e humbur.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *