Eksod biblik nga Afganistani

12:23 01/09/2021

Pas fundit të evakuimeve, afganët dynden drejt Pakistanit e Iranit

Duket si një eksod biblik. Janë me dhjetëra mijëra afganë që janë dyndur drejt rajonit jugor të Nimruzit, ku ndodhet trekëndëshi kufitar mes Afganistanit, Pakistanit dhe Iranit. Kanë gjetur këtë pikë për t’u larguar nga vendi, pas përfundimit të afatit të evakuimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë. Bëhet fjalë për një fluks që tingëllon si kambanë alarmi për Europën, për ripërsëritjen e dyndjeve masive të viteve 2015-2016, pasi terroristët e Shtetit Islamik krijuan Kalifatin e tyre në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Në fjalimin e tij, pas përfundimit të tërheqjes së amerikanëve, presidenti Xho Bajden tha se në Afganistan ka rreth 200 shtetas amerikanë, për të cilët ka marrëveshje me talebanët për t’i larguar kur të duan ata. Ai tha se 123 mijë njerëz, shumica dërrmuese bashkëpunëtorë dhe refugjatë afganë, u evakuuan përmes aeroportit të Kabulit. Sipas përllogaritjeve, janë me qindra mijëra afganë të tjerë që nuk duan të qëndrojnë nën regjimin e talebanëve.

E teksa sunduesit e rinj pritet tĂ« shpallin kĂ«tĂ« javĂ«, Emiratin e ri islamik, Kombet e Bashkuara u bĂ«nĂ« thirrje talebanĂ«ve tĂ« lejojnĂ« largimet e atyre qĂ« duan tĂ« ikin nga Afganistani. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *