Eksperienca e hidhur e moderatores sportive në botën e televizionit, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme largohet përgjithnjë nga Shqipëria dhe zhvendoset në Afrikë





Një nga vajzat më të komentuara të ekranit, Einxhel Shkira, është zhvendosur drejt Afrikës, ku ka treguar se po nis një jetë të re larg pakënaqësive profesionale, që i përjetoi në Shqipëri në botën e televizionit. 

einxhel shkira (11)

Së fundi, ish-moderatorja sportive, ka publikuar foto vetëm nga Afrika dhe ky fakt u ka bërë shumë përshtypje ndjekësve të moderatores. Ajo ka treguar se është zhvendosur për të jetuar atje dhe ka zbuluar për ndjekësit e saj se cila ishte arsyeja e këtij vendimi.

einxhel shkira (1)

“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike, prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi… kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqertë, sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai, siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruante Einxhel.

einxhel shkira (3)

Ajo shton se në Shqipëri nuk e mban më asgjë dhe se është një shpirt i lirë. Moderatorja tha se është lodhur nga kornizat në Shqipëri, dhe se duhet të sillesh sipas rregullave të shoqërisë, që të mos paragjykohesh nga të tjerët.

einxhel shkira (7)

 “Çfarë po më mbante të rrija? Kjo ishte pyetja ime dhe kur s’të mban asgjë, atëherë je e lirë të ikësh kudo që të thotë mendja. Unë isha një shpirt i lirë që po mbytesha nga kornizat për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit që s’do më njohin kurrë kush jam në të vërtetë. Këshilla ime e vetme është të ndjekësh mendjen, zemrën, shpirtin”.

einxhel shkira (5)

Einxhel është vajza e ekranit me historinë më të veçantë në botën e televizionit, pasi here pas here largohej nga formatet, madje edhe në mes të sezonit televiziv, pasi nuk pranonte të bënte kompromise.

einxhel shkira (6)

Pak kohë më parë, ajo zbuloi se nuk dëshiron të rikthehet në televizion, pasi “nuk do që të frenojë gojë brenda kornizës ku të tjerët duan ta fusin”. 

einxhel shkira (8)

Në një mini-intervistë me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja u shpreh se kanë tentuar të shesin me imazhin e saj, duke theksuar se nuk është aspak e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre. Ndërsa theksoi se është shumë më shumë sesa një “pjeshkë” mbi taka.

einxhel shkira (9)

“Nëse doni të jem e sinqertë, nuk kam asnjë projekt në televizion, as nuk duam të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më mbush dhe më jep kënaqësi kur e bëj. Dua diçka që të jem 100% vetvetja dhe të mos frenoj gojë brenda kornizës që të tjerët duan të më fusin. Deri sot, dashje, pa dashje, kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykese. Por unë e di kush janë dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës”, tha Einxhel Shkria pak kohë më parë.

einxhel shkira (2)

Einxhel u largua nga rubrika “Beauty” në “E diell” vetëm një javë pas fillimit të sezonit, duke pranuar se nuk e gjente fare veten në atë format. Prej kohësh ishte pjesë e “Top Channel” në emisionin e së dielës, eksperiencë që e nisi më parë, sezon ku bëri vërtet bujë dhe pati shumë sukses.

einxhel shkira (10)

Me sa duket, Einxhelit iu caktuar një rubrikë që s’i përshtatej aspak dhe moderatorja vendosi ta linte emisionin në mes. Në një prononcim Einxhel u shpreh: “Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndieja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. 

einxhel shkira (13)

Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja, e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por me sa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’, Edi Manushin, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin me të cilin kam bashkëpunuar”.

einxhel shkira (11)

E pyetur nga “Panorama Plus” nëse kishte ndonjë arsye tjetër, ajo sqaroi: “Thjesht s’isha rehat dhe e lashë, por s’është se jam mërzitur apo kam bërë debat”. 

einxhel shkira (6)

Më pas u luargua dhe nga formati “Binjakët shoë”, dhe nga një emission sportiv. Kujtojmë që në “Top Channel”, Einxhel nisi punë pas largimeve të bujshme nga televizioni “In” dhe “Dance with me”.

einxhel shkira stresi (4)

Moderatorja u largua për disa kohë nga bota e ekranit, për t’u rikthyer sërish me “E diell”. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, ajo zbuloi pak kohë më parë edhe arsyen pse vendosi të tërhiqej për pak kohë: “Nuk më kanë hequr nga puna. Arsyeja pse u largova është se njeriu ka disa ambicie të vetat personale, i kërkon te vetja. Kur ti e shikon që je ngopur me ato gjëra dhe nuk të shijojnë më, thjesht ke dëshirën ta lësh fare. Thua më mirë rri pa ngrënë sesa ha këtë gjënë që më është velur, mërzitur.

einxhel shkira stresi (8)

Pyetjes së Kastro Zizos nëse ka bërë kompromise për të arritur këtu ku është, Einxhel iu përgjigj: “Jo, ndoshta ky është edhe gabimi (qesh). E kam një tip të caktuar se si më pëlqen mashkulli në kokë dhe nuk komprometohem lehtë, aq më pak për një post pune. Po të komprometohesha, do isha në një avion privat, jo duke dhënë intervistë në këtë orë”. 

einxhel shkira stresi (7)

Në televizion Einxhel solli një model ndryshe të vajzës çapkëne në ekran, e cila shquhet për bukurinë origjinale dhe sportivitetin.

/Panoramaplus.al

einxhel shkira stresi (2)Einxhel-ShkiraEinxhel-Shkira2einxhel1einxheleinxhelllEinxhel-Shkiraeinxhel shkira2einxhel shkira3einxheleinxhel1einxhel2Einxhel-Shkira2Einxhel-Shkira1einxheleinxhel1einxhel1einxheleinxhel_1468673318-5330579

Einxhel Shkira
Einxhel Shkira

 

© Panorama.al

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *