Eksperienca e pakët, mësoni 14 lojtarët e Barcelonës që nuk e njohin finalen e Kupës së Mbretit



Barcelona është një nga klubet me më shumë trofe në botë. Për shembull, ka fituar më shumë Kupa Mbreti: 30. Lojtarët e saj janë të njohur në aspektin ndërkombëtar dhe shumica prej tyre kanë një palmares shumë të pasur. Por, gjithashtu ka edhe nga ata që nuk e dinë se çfarë do të thotë të luash një finale të një turneu të tilla. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për të rinjtë e akademisë.

barcelona 1

14 futbollistë të Barcelonës nuk kanë luajtur kurrë një finale në Kupën e Mbretit. Ka lojtarë veteranë si Grizman apo Neto, që pavarësisht ecurisë në karrierën e tyre, nuk kanë luajtur një ndeshje si ajo e nesërmja që do të luhet në Sevilje. Portieri brazilian e ka fituar trofeun, pikërisht kundër Barcelonës në sezonin 2018-2019, por në atë ndeshje nuk luajti në finale. Marselino i besoi Domenekut në stadiumin “Benito Vijamarin”. Por, edhe futbollistë të tjerë si Pjaniç, Breithueit, De Jong, Dest, Pedri, Trinkao, Xhunior, Mateus, Arauho, Mingeza, Ilaiks dhe Riki Puxh kurrë nuk kanë qenë pjesë e një ndeshjeje të tillë. Disa prej tyre do të jenë titullarë kundër Bilbaos si De Jong, Pedri, Grizman, Arauho apo Mingeza. Sigurisht që trajneri Kuman duhet të dijë të fitojë edhe pa eksperiencën e tyre.

GRUMBULLIMI – Barcelona ka shansin e artë që të fitojë titullin e parë sezonal ditën e shtunë kundër Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit dhe trajneri Ronald Kuman i ka grumbulluar të gjithë futbollistët, me përjashtim të Kutinjos. Ai është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe me lejen e klubit po vazhdon punën intensive. Kuman ka marrë me vete edhe të dëmtuarit Ansu Fati apo Neto, të cilët nuk kanë mundësinë për të luajtur në këtë sfidë.

ECURIA – Për të fituar trofeun e parë, Barcelona duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mungesën e eksperiencës së futbollistëve të mësipërm, por edhe me një rënie të lehtë që ka pësuar ekipi gjatë kësaj kohe. Humbja në “El Clasico” nuk është vetëm çështje e VAR-it, por edhe e një mungese përqendrimi, vëmendjeje apo lodhje. Kuman duhet të gjejë mënyrën për të ndryshuar trendin, për të fituar trofeun.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *