“Ekspertët janë zëvendësuar me patronazhistët”/ Berisha për punësimin në administratë: Korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha degët












Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me disa qytetarë, të cilët pretendojnë se janë larguar politikisht nga puna në administratë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se punonjësit e ndershëm janë zëvendësuar sot me patronazhistë.

Sipas tij, korrupsioni dhe krimi është kthyer në standard për punësimin në administratë.

Berisha: Krijuan mundësi dhe hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike. Të rrënohet rendi, të rrënohet siguria që në Shqipëri, me shpejtësi të madhe, korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaja ju i shërbyet ligjit. Sot, shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është shndërruar në shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës dhe korrupsionit. Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja, përballoi me sukses të madh reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave. Nuk po them se ishin vite vrapi, por ecje të pandalshme. Progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë 190 mijë. Sot, vendin e ekspertit, vendin e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivisht në administratë e kanë zënë patronazhistët. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Sot për shkak të standardeve korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha degët e administratës. E fundit që kërkohet, është efiçenca dhe aftësia. Është integriteti i figurës morale të punonjësit. Ju jeni dëshmitarë se si mediat njoftojnë për riciklim trafikantësh në poste të ndryshme.

Riciklim të korruptuarish në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. SKAPI i partisë ka 3 vite, nuk ka realizuar dot, nuk ka penalizuar as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task forca antikorrupsion në vitin e parë në 2007-ën. Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për shoqërinë shqiptare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *