Ekspertët mjekësorë: George Floyd humbi jetën nga mungesa e oksigjenit

12:57 09/04/2021

Hidhen poshtë pretendimet se Floyd vdiq nga përdorimi i drogës

George Floyd ka humbur jetën nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur një mjek në gjyqin e ish-oficerit të policisë Derek Chauvin në Minneapolis.

Më herët u supuzua se Floyd kishte konsumuar drogë para se të arrestohej por edhe ky fakt është hedhur poshtë  gjatë procesit gjyqësor.

Një raport i toksikologjisë i lëshuar qershorin e kaluar tregoi që Floyd përdorte qetësuesin fentanil dhe metamfetaminë. Që atëherë, mbrojtja ka argumentuar se fentanili shkaktoi humbjen e oksigjenit nga Floyd.

Megjithatë Tobin,  në gjyq është shprehur se frymëmarrja e Floyd nuk u ngadalësua aq sa ilaçi të kishte qenë një faktor në humbjen e oksigjenit.  Pamjet e shpërndara në internet,  shihet Chauvin duke i vënë gjurin në qafë Floyd ndërsa dëgjohet duke thënë se nuk mund të marrë frymë. 

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Gjyqi është në javën e tij të dytë dhe pritet të zgjasë së paku një muaj. Mbrojtja pritet të fillojë të argumentojë javën e ardhshme. Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim dhe nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet deri në 40 vjet burgim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *