Ekspertët në Kanada të alarmuar nga protestat kundër Trudeau: Kanë qenë të planifikuara prej vitesh

Turma e protestuesve të zemëruar, duke hedhur epitete fyese dhe duke denoncuar procesin e vaksinimit dhe masat e bllokimit, po bëhen kryefjala në ndalesat e fushatës zgjedhore të kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Në Londër, Ontario të hënën, një turmë demonstruesish, shumë prej të cilëve mbanin shenja për Partinë Popullore të Kanadasë (PPC) të ekstremit të djathtë goditën Tradeu ndërsa po kthehej në autobusin e tij të fushatës.

Ishte tubimi i fundit i asaj që Trudeau e ka quajtur “turma kundër vaksinimit” për të ndërprerë ngjarjet e fushatës së udhëheqësit të Partisë Liberale përpara votimit të 20 shtatorit.

Barbara Perry, një profesoreshë në Universitetin Teknik Ontario dhe drejtoreshë e Qendrës për Urrejtjen, Paragjykimet dhe Ekstremizmin, tha se zemërimi ndaj Trudeau i cili muajin e kaluar nxiti zgjedhjet e parakohshme dy vjet para afatit ka qenë duke u ndërtuar prej vitesh në mesin e grupeve të krahut të djathtë në Kanadaja.

Këto grupe, të inkurajuara nga Donald Trump në Shtetet e Bashkuara për të përhapur pikëpamjet e tyre raciste kohët e fundit kanë kapur ankthin e zakonshëm rreth COVID-19, tha ajo për Al Jazeera. Kjo është kombinuar me pakënaqësinë për politikat pandemike të qeverisë Trudeau për të nxitur zemërimin në rritje.

Ekspertët kanë paralajmëruar për muaj se teoritë e komplotit të koronavirusit po përhapen me ritme alarmante në Kanada dhe mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin publik , ndërsa protesta kundër bllokimit janë zhvilluar në qytete të ndryshme kanadeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.