Ekspertët paralajmëronin mbi 200 mijë infektime në ditë/ Surprizon Britania, pas heqjes së kufizimeve ulen ndjeshëm rastet e reja me Covid-19

Numri i rasteve ditore, në një prej vendeve më përhapjen më të lartë të variantit delta, ka rënë për të 6-ën ditë radhazi, dukë arritur në rreth 24 mijë. Vetëm një javë më parë ekspertët paralajmëronin mbi 200 mijë raste ne ditë.

Ajo që i jep tone edhe më optimiste panoramës është fakti se ndryshe nga dy valët e tjera, rënia e infektimeve po ndodh pa lockdoën, madje vendi është në liri të plotë që prej 19 korrikut.

“Është diçka e mirë të shohësh rënie të tillë të shifrave, por na duhet një verifikim i fakteve. Kemi pasur reduktim dramatik por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e ekzagjeruar në interpretim”, u shpreh për BBC Christi Donnelly, profesoreshë i universitetit të Oxford

Rënia e rasteve të konfirmuara në laborator është vetëm një pjesë e puzzle-it. Të dhënat e tjera, lidhur me personat që janë të infektuar pa simptoma, ata që shtrohen në spital apo edhe studimet e kryera nga zyra e statistikave do të nevojiteshin për të kofirmuar vërtet se rastet realisht po bien.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *