Ekspertët: Vala e nxehtësisë pa ndryshimet klimatike praktikisht e pamundur

Analizat kanë zbuluar se temperaturat rekord të kohëve të fundit në SHBA dhe Kanada, të cilat shkaktuan vdekje dhe zjarre, do të ishin praktikisht të pamundura pa ndryshimet klimatike.

Një analizë e shpejtë e valës së nxehtësisë së javës së kaluar në pjesë të Amerikës së Veriut nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të klimës zbuloi se ngrohja globale e drejtuar nga njerëzit e shpejtoi atë të paktën 150 herë.

Shkencëtarët paralajmëruan gjithashtu për mundësinë që sistemi i klimës të ketë kaluar një prag ku një sasi e vogël e ngrohjes po provokonte fenomenin e rritjes së shpejtë të temperaturave ekstreme duke paraqitur rrezikun vdekjeprurës të valëve të nxehtësisë.

Lytton në British Columbia pa një rekord të ri prej 49,6 gradësh Celsius, shumë më lart se rekordi i mëparshëm kombëtar i vendit prej 45 gradësh Celsius, dhe menjëherë pas kësaj ai u shkatërrua nga zjarret.

Qindra vdekje u janë atribuuar temperaturave të mëdha që tejkaluan 40 gradë Celsius në shumë qytete të Oregonit dhe Uashingtonit në SHBA dhe provincat perëndimore të Kanadasë.

Shkencëtarët thanë se temperaturat ishin aq ekstreme saqë ato qëndrojnë larg diapazonit të temperaturave të vëzhguara historikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.