Eksperti amerikan për kibernetikë: Kina do të dominojë inteligjencën artificiale

Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara veçse e kanë humbur garën me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.

Në disa komente për të përditshmen britanike, Financial Times, Chaillan, i cili ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji në shenjë proteste të asaj që e ka quajtur rrugë të ngadalshme të zhvillimit tekonologjik të ushtrisë amerikane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “mundësi që të garojnë kundër Kinës në 15 apo 20 vjetët e ardhshëm”.

“Tani për tani, është çështje e kryer. Sipas meje, është gjë e kryer”, ka thënë ai. Chaillan po ashtu ka thënë se mbrojtja kibernetike në disa departamente qeveritare në SHBA, është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”. Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është duke punuar me shpejtësi për të zhvilluar teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, gjenetikën dhe biologjinë artificiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *