Eksperti amerikan për kibernetikën: Kina do të dominojë inteligjencën artificiale

23:46 11/10/2021

Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerët në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur garën me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale. Chaillan ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “mundësi që të garojnë kundër Kinës në 15 apo 20 vjetët e ardhshëm”.

Ai ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji në shenjë proteste ndaj asaj që e ka quajtur rrugë të ngadalshme të zhvillimit teknologjik të ushtrisë amerikane. Chaillan po ashtu ka thënë se mbrojtja kibernetike në disa departamente qeveritare në SHBA, është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”.

Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është duke punuar me shpejtësi për të zhvilluar teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, gjenetikën dhe biologjinë artificiale. Plani i fundit pesëvjeçar i Kinës vendos në qendër hulumtimin dhe zhvillimin, ndërsa Ushtria Popullore po armatoset për një të ardhme, të bazuar tek inteligjenca.

Në vitin 2017 presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se ai shtet që do të kryesojë gjithmonë në këtë fushë, do të bëhet sundimtari i botës ndërkohë që nuk janë vetëm fuqitë e mëdha, që ndërveprojnë në këtë drejtim. Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpejtuar një prirje të distancimit ekonomik ndaj Kinës, e cila synon me shumë mënyra që jetë e pavarur për furnizimet në sektorët kritikë të teknologjisë.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vazhduar politikat e administratës Trump ndaj Kinës, por me disa dallime të rëndësishme. Analistët thonë se SHBA po përpiqen që të parandalojnë Kinën nga zgjerimi i modelit të saj të “tekno-autoritarizmit”, me të cilin, teknologjia përdoret për të rritur mbikëqyrjen.

Modeli tekno-autoritar i Kinës është një kombinim i teknologjive të vështira që po përdoren për të ndërtuar infrastrukturën dhe aplikuar Inteligjencën Artificiale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *