Eksperti i sigurisë: Objekt i sulmit në Gllogjan ishte shoferi, vrasja e dy nxënësve aksidentale

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu deklaroi se objekt i sulmit në Gllogjan, ku humbën jetën 3 persona, ka qenë shoferi i autobusit. Sipas saj, vrasja e dy nxënësve ka qenë aksidentale.

Musliu ka thënë se në bazë të dëshmive, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit.

“Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer. Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht. Në fotografi mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjendet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar”, ka thënë ai.

Musliu në Klan Kosova, ka thënë që bazuar në rrethanat – vrasësi e ka pasur edhe një ndihmës.

“Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje. Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë fqinji, kushëri, mik ose i njohur, por aty diku është s’mund të jetë jashtë atij rrethi – vrasësi ose porositësi”, ka thënë Musliu.

Kujtojmë që rreth 2 javë më parë tre persona mbeten të vrarë, kur një autobus u godit me plumba të kallashnikovit. Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.