
23:31 11/07/2022
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin përsa i përket eksporteve të grurit. Kremlini deklaroi se të dy udhëhqësit kanë shëmbyer mendime mbi koordinimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe eksportet në tregjet botërore.
Ndërkohë, Erdogan vuri në dukje se është koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime konkrete për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi. Sipas Kremlinit, të dy udhëheqësit i kushtuan një vëmendje të veçantë intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në tregti dhe energji.
Nga ana tjetër, presidenca turke nuk përmendi forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Turqisë dhe Rusisë.
Presidenti turk zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij ukrainas ditën e sotme. Erdogan i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Turqia dëshiron paqe në Ukrainë dhe se po punon në mënyrë aktive në një plan të Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore.
Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 20 milionë tonë drithë mbeten të bllokuara në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse të porteve të ndryshme të Detit të Zi./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al