Ekstradimi i Albert Shkembit nga SHBA drejt Shqipërisë, reagon ministri Balla: Sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund!

ekstradimi i albert shkembit nga shba drejt shqiperise reagon ministri balla sundimi i ligjit do te godase mbi kedo dhe pandershkueshmeria do te marre fund
ekstradimi i albert shkembit nga shba drejt shqiperise reagon ministri balla sundimi i ligjit do te godase mbi kedo dhe pandershkueshmeria do te marre fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ekstradimit të 60-vjeçarit shqiptar Albert Shkembi nga SHBA-ja drejt Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Ndër të tjera ai tha se askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë.

Kujtojmë se Albert Shkembi u arrestua në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

“Një tjetër rezultat i mirë i Policisë së Shtetit, e cila falë bashkëpunimit me DSS/OCIU U.S. Embassy-Tirana dhe United States Marshals Service bënë të mundur lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin sot të një shtetasi të dënuar me 12 vite burgim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili fshihej në Neë Jersey, SHBA. Sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë!”, u shpreh ministri Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts